Lajme Botë

Pse Irlanda është kaq e rëndësishme për Joe Biden?

Joe Biden

Nuk ka pothuajse asgjë për të cilën politikanët e polarizuar në Uashington mund të bien dakord këto ditë. Bashkëpunimi dypartiak është jashtëzakonisht i vështirë për t’u gjetur.

Por ka një çështje në të cilën pothuajse të gjithë e shohin “sy më sy”. Dhe kjo është vlera e Marrëveshjes të së “Premtes së Mirë” (GFA), e cila i dha fund 30 viteve të dhunës vdekjeprurëse në Irlandën e Veriut.

Vetë marrëveshja shihet si një shembull i ndritshëm i asaj që mund të arrihet me diplomaci të vendosur dhe negociata të kujdesshme.

Politikanët amerikanë me të drejtë janë krenarë për rolin që luajti SHBA-ja në sigurimin e paqes. Ishte thelbësore puna e palodhur e senatorit, George Mitchell si dhe angazhimi intensiv i ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Presidenti Biden e sheh marrëveshjen si pjesë të trashëgimisë së tij politike dhe mund të kërkojë merita për inkurajimin e përfshirjes së SHBA-së në procesin e paqes gjatë viteve 1980 dhe 90-ta.

Mbrojtja e GFA dhe paqes relative që ajo siguron, ka qenë një prioritet i lartë për administratën Biden. Ka shqetësime të thella se BREXIT mund të ndikojë në marrëveshje.

Kjo vizitë presidenciale nuk do të bëhej nëse “Framework Windsor” nuk do të ishte siguruar për të zgjidhur çështjet mbi tregtinë midis Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. E ardhmja e çdo marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis Britanisë së Madhe dhe SHBA-së varet gjithashtu nga mirëmbajtja e vazhdueshme e GFA.

Në Belfast, presidenti amerikan do të flasë se si SHBA-ja mund të ndihmojë që të mbështes “potencialin e gjerë ekonomik të Irlandës së Veriut”, raporton BBC.

Në Dublin, ai pritet t’i drejtohet parlamentit irlandez dhe të theksojë bashkëpunimin e ngushtë midis dy kombeve.

Ai do të bëjë më shumë vizita personale në County Louth dhe County Mayo për të rishikuar rrënjët familjare.

/Shqip.com