Pse duhet t’i hekurosni rrobat mbrapsht?
Publikuar:
(18.06.2022 09:47:52)

Padyshim që hekurosja e rrobave nuk është një nga punët e preferuara në shtëpi.
Megjithatë, në këtë punë të lodhshme duhet të shtoni edhe një lëvizje (nëse nuk e bëni) që është e rëndësishme për gjendjen e mirë të rrobave.
Për çfarë bëhet fjalë?

Hekurosni rrobat e kthyera mbrapsht. Hekurosja mund të shkaktojë zbehjen e ngjyrave të errëta, në pjesë të veçanta të veshjes (ku theksoni më shumë hekurin).
Në këtë mënyrë do të shmangni çdo çngjyrosje apo shkëlqim./SHQIP.com