Rozë

Pse Arbana Osmani rri me nerva gjatë spektaklit? Flet moderatorja

Arbana Osmani

Arbana Osmani është këtë vit ka startuar me moderimin e Big Brother VIP Albania.

Por, këtë vit ajo është duke u komentuar shumë për humorin e saj gjatë spektaklit.

Përdorues të ndryshëm kanë aluduar se ajo “është gjithmonë me nerva sepse nuk i pëlqen kasti i këtij viti”.

E për këtë ka folur edhe vet Arbana në një postim në Instagram.

“Vetëm se nuk qesh kur temat për të cilat diskutohet janë serioze nuk do te thotë që “rri me nerva”. Edhe vjet ka qenë njësoj, edhe vitin tjetër do jem njësoj. Po ju nga vjet kujtoni finalen, se ajo ishte e fundit dhe Finalet janë gjithmonë të bukura:) Pozitiviteti aty është gjithmonë se është pjesë e imja, nuk e çbej dot edhe sikur të dua”- shkruan ajo.

/Shqip.com