Pse akoma nuk ka nisur “Big Brother VIP Kosova”?
Publikuar:
(13.10.2022 17:22:39)

Big Brother VIP Kosova ka disa muaj që është paralajmëruar se do të fillojë në tetor.
Një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende dhe arsyeja e mos nisjes ka qenë pikërisht mos përfundimi i punimeve në shtëpinë që janë duke vazhduar.
Mirëpo në një postim të fundit të Libertës u tha se tashmë janë sistemuar banorët e parë.
Kujtojmë, se edicioni i parë i “Big Brother Vip Kosova” do të drejtohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

“Banoret e parë sapo u ngujuan ne shtepine e BBVK. Dreqi le ta haj.. çka ska me bo vaki!” shkroi ajo.
Se kur do të fillojë ky edicion mbetët për tu parë./SHQIP.com
/Shqip.com