PSD-ja me aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë
Publikuar:
(01.05.2023 10:12:51)

Partia Socialdemokrate do të zhvillojë sot një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ky aksion pritet të nisë në orën 11:00.
Ndryshe, në Prishtinë sot u protestua nga pronaret e bizneseve të vogla, të cilët kërkuan lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike.
Ndërsa, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës proteston sot për gjendjen e rëndë të punëtorëve të këtij sektori.
Protesta pritet të fillojë në ora 11:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
/Shqip.com