PSD: Intervenimi i Policisë brutal dhe politik, do ankohemi në IPK

Aktivisti i Partisë Social-Demokrate, Frashër Krasniqi ka thënë se polici cili arrestoi, Dardan Molliqajn dje është militant i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë.
Këtë e tha në një konferencë për media ku edhe publikoi pamje të cilat shihej arrestimi i kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt.
Intervenimin e Policisë së Kosovës, Krasniqi e quan brutal dhe politik.
“Qytetarët e Kosovës, dje kanë qenë dëshmitar të një intervenimi brutal dhe politik të Policisë së Kosovës pas protestës së veteranëve, pse them politik kjo lidhet më fillimin e krejt këtij procesi”, tha Krasniqi.
Krasniqi, ka thënë se njëri nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës është militant i partisë në pushtet.
“Ai polic i dhunshëm është Blerim Shala që shihet që është militant të VV-së. I njëjti polic është që i quan deputetët e opozitës “gërdi”. Jemi duke fol qartë për një militant të VV-së, i cili jo që nuk suspendohet kur bënë postime politike por edhe i qet me i rreh deputetët e opozitës.
Aktivisti i PSD-së, tha se rastin do ta paraqesin në Inspektoratin Policor të Kosovës.
“Stili i tyre është tamam stil i pushteteve të vjetra. Ne sot do e paraqesim rastin edhe në Inspektoratin Policor ku do ta paraqesim këtë polic dhe policët e tjerë që kanë ushtruar dhunë”, tha Krasniqi.
Siç thotë Krasniqi, Molliqajt iu është lëshuar urdhërarrest me 1 qershor në mënyrë të kundërligjshme gjë që është konfirmu nga vetë gjykata.
Tutje, ai tha se urdhërarresti u bë pa u ftu nga gjykata fillimisht.

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe katër aktivistë të kësaj partie.
Në lidhje më këta policia ka thënë së për Molliqajn ka pasur urdhër-arrest, ndërsa thotë se janë arrestuar pasi kanë penguar zyrtarët policorë, “me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore tre zyrtarë policorë”.
Në këtë aksion sipas tyre janë lënduar tre zyrtarë policore./Shqip.com