PSD dorëzon kallëzimin penal ndaj Albin Kurtit
Publikuar:
(06.04.2022 11:26:10)

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Albin Kurtit në objektin e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë.
PSD po e akuzon Kurtin si veteran të rrejshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Molliqaj, ka thënë se Kurti duhet të dal para Gjykatës për të dëshmuar nëse është vërtetë veteran i UÇK-së.
“Si dëshmi kemi ofruar letrën e dorëheqjes së Kurtit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Albin Kurti ka qenë në UÇK por jo veteran luftëtar siç është edhe statusi i tij” ka thënë Molliqaj pas dorëzimit të kallëzimit penal.

Ai ka ftuar Prokurorinë që të nis hetimet lidhur më këtë rast./Shqip.com