Protestuesja sulmon Blendi Gonxhen: Një hajdut… Këta të gjithë vjedhin. Unë marr 120 mijë lekë pension, këta shtrihen në hotele luksoze
Në protestën e 119-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një protestuese ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj situatës ekonomike dhe vendimeve të qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit.
Ajo foli për pensionin që merr dhe kritikoi standardin e jetesës së qytetarëve, ndërsa akuzoi drejtuesit e vendit se jetojnë në luks dhe nuk marrin në konsideratë problematikat e popullsisë.
Më tej, ajo akuzoi kryeministrin Rama se po trajton pasuritë dhe zonat turistike të vendit si pronë personale, ndërsa përmendi edhe çështjen e zhvillimeve urbane në Durrës.
Protestuesja përmendi gjithashtu emrin e ministrit Blendi Gonxhja dhe pretendime për vendimmarrje lidhur me Durrësin, duke kërkuar anulimin e vendimit të KKT, nr. 7, datë 2 prill 2024.
Në fjalën e saj ajo bëri edhe akuza për tendera dhe favorizime, pretendime të cilat i adresoi ndaj personave të përmendur gjatë protestës.
“Këto janë në Amerikë, kam 120 mijë lekë pension të vjetra. Surrati i atyre shkon shtrihen në hotele luksoze. Nuk duan të janë dinë për këtë popull. Por duhet të dini se ky popull nuk ndalon më. Edi Rama, ky bastard, i duket vetja pronar i Shqipërisë, po shet të gjitha vendet e bukura të Shqipërisë. Blendi Gonxhe, Edi Rama dhe mafia kanë firmosur për Durrës. Si thonte Rama, firmos fap e fap e fap. Por ky popull nuk të fal, je hajdut. Pasqyra që ke nxjerrë shihu në pasqyrë si je… Blendi Gonxhe, ka vjedhur… kërkojmë anulimin e vendimit të KKT, numër shtatë, dt 2.4.2024. Projektuesi Olset Haxhiu, tenderat i fiton ky….miku i Edi Ramës.”, tha ajo.
/Shqip.com