Lajme Botë

Protestat në Iran: Vriten dy anëtarë të forcave të sigurisë

Dy anëtarë të forcave të sigurisë të Iranit janë vrarë në protestat e vazhdueshme kundër autoriteteve, kanë thënë media shtetërore.

Dhjetra protestues janë vrarë që nga fillimi i trazirave muajin e kaluar pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim, raporton BBC.

Mahsa Amini u arrestua në Teheran nga policia e moralit pasi dyshohet se nuk i ka mbuluar flokët siç duhet. Kurdja iraniane 22-vjeçare vdiq në paraburgim më 16 shtator , tre ditë pas arrestimit të saj.

Një anëtar i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) u vra gjithashtu të shtunën gjatë protestave në Sanandaj, kryeqyteti i provincës Kurdistan, raportojnë mediat iraniane.Të paktën 20 anëtarë të IRGC, Basij dhe forcave të policisë janë vrarë gjatë tre javëve të fundit të protestave, thonë mediat.

Protestat gjatë fundjavës u raportuan në të gjithë vendin, duke përfshirë Teheranin dhe Sanandajn.

/Shqip.com