Protesta të dhunshme në Pakistan, policia përpiqet të arrestojë liderin e opozitës
Publikuar:
(14.03.2023 20:01:38)

Pakistani është përfshirë në protesta të dhunshme mes policisë dhe mbështetësit e liderit të opozitës.
Policia pakistaneze është duke u përpjekur të arrestojë kreun e opozitës dhe njëkohësisht ish-kryeministrin, Imran Khan.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë mbështetësit, të cilët hodhën gurë dhe tulla.
Demonstrata po mbahen në qytetin e Lahores, raporton BBC.
Khan akuzohet se ka shitur në mënyrë të paligjshme dhurata shtetërore gjatë kohës që ishte në detyrë. Megjithatë, Khan pretendona se ishte i motivuar politikisht.
Polica ka bërë përpjekje më parë për të arrestuar Khan dhe ky i fundit ka thënë se “Unë jam i përgatitur mendërisht për të kaluar natën në qeli. Nuk e di për sa net, por jam i përgatitur”.
/Shqip.com