Protesta e pedagogëve në Tiranë, kërkojnë rritje të pagave

Protesta e pedagogëve ka nisur ditën e sotme para Universitetit Politeknik. Në vijim të grevës, pedagogët kanë njoftuar sot bojkot të procesit të punës.
Gjatë fjalës së tij, një pedagog i Universitetit të Arteve theksoi se gjysma e rrogës së tij shkon për literatura dhe për mësime jashtë orarit. Po ashtu ai shtoi se rrogat nuk i meritojnë Ministrat e Ramës që janë me diploma plagjaturë dhe jo pedagogët.
“Kërkimet shkencore dhe financimet e tyre duhet që të jenë prioritet për qeverinë shqiptare, sepse rrit nivelin e arsimit. Dje dhe sot nuk është bërë asnjë nga MA për premtimet e dhëna ndaj studentëve dhe pedagogëve. Rama, ju keni deklaruar se ne nuk e meritojmë rritjen e rrogës. Unë gjysmën e rrogës e shpenzojë për literaturat. Unë punojë eksta me strudëntët. Më thoni ju çfarë duhet të bëj më shumë për rritjen e rrogës. Ndoshta ju e keni për ministrat tuaj me diploma plagjaturë që thoni se nuk i meritoni rritjen e rrogës,” tha pedagogu.
Kërkesat e pedagogëve
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.
/Shqip.com