Pronari i kompanisë së autobusit që u aksidentua në Bullgari: Nuk e di se si ka ndodhur ngjarja

Pronari i kompanisë turistike “Besa Trans”, autobusi i së cilës u aksidentua të martën ku për pasojë vdiqën 45 udhëtarë, tha se nuk e di se si ka ndodhur rasti, përcjell Shqip.com.
Ai bëri të ditur se që nga ora 3 e mëngjesit ka dalë në vendngjarje për të mësuar shkaqet që kanë sjellë deri te aksidenti.
Tutje, pronari i kompanisë u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave në këtë aksident.
“Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marr informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai për TV21.
Ndryshe, në orët e para të mëngjesit të së martës, një autobus që po qarkullonte nga Stambolli, u aksidentua dhe u përfshi nga flakët në Sofje të Bullgarisë, duke lënë kështu së paku 46 persona të vdekur.
Autobusi kishte për destinacion Shkupin dhe shumica e viktimave që ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ishin në një ekskurzion në Stamboll./SHQIP.com