Prokuroria zhvendosë autobusin në Lanë – Veliaj: Pas hetimeve do të rikthehet si instalacion
Publikuar:
(14.05.2022 11:18:51)

Ditë më parë një autobusë është aksidentuar në Lanë të Shqipërisë, që më pas është kthyer në instalacion.
Me kërkesë të prokurorisë është bërë suspendimi i mjetit për t’i bërë ekspertizën autoteknike për të kuptuar shkaktarin e aksidentit.
Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjete sociale.
“Me kërkesë të prokurorisë që po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike në garazh/terren. Mjeti u spostua mbrëmë!”.
Velijaj tha se në përfundim të hetimeve ai do të kthehet në vendin e aksidentit si instalacion./SHQIP.com
