Prokuroria sekuestron hotelin “Oasis” në pronësi të biznesmenit Alqi Papa
Publikuar:
(13.05.2026 15:11:15)
Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin 6-katësh “Oasis”, që rezulton në pronësi të sipërmarrësit Alqi Papa.
Objekti dyshohet të jetë përfshirë në një procedurë hetimore pasurore që lidhet me verifikime dhe hetime ende në zhvillim.
Alqi Papa rezulton të jetë vëllai i Edmond Papës, i cili ka humbur jetën në një atentat të mëparshëm.
/Shqip.com