Lajme

Prokuroria për 24 orë ngrit 61 aktakuza kundër 72 personave

Gjykata Supreme

Prokuroria e Shtetit ka ngritur 61 aktakuza kundër 72 personave për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas komunikatës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 13 persona të dyshuar dhe janë bërë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 16 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy persona dhe ka paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 personave. Po ashtu kjo prokurori ka ngritur 31 aktakuza kundër 38 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë kësaj periudhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 7 persona të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 8 personave.

Po ashtu, kjo Prokurori ka ngritur 9 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 13 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale./SHQIP.com