Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të moshuarit që tentojë ta sulmojë Rrahman Jasharajn

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj personit që ka tentuar ta sulmojë fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila tha se është ngritur aktakuzë më kërkesë të caktimit të masës së paraburgimit.
“Është ngritur aktakuza me kërkesë të caktimit të masës së paraburgimit për veprën penale “cenim i të drejtës në grevë”, është shprehur Ulaj.
Ndryshe, pas një debati mes mësimdhënëseve dhe Jasharajt është sulmuar ky i fundit.
Një personi i moshuar që ishte i pranishëm ka tentuar ta sulmojë Jasharajn.
Jasharaj, ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij gjatë një vizite në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë./SHQIP.com