Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarit të cilët u kapën me kokainë e marihuanë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj katër personave të cilëve u është gjetur mbi 2 kilogramë substancë narkotike.
Të pandehurit A.H, E.Gj. Q.A dhe E.Gj po ngarkohen me veprën penale të blerje, posedimit , shpërndarjes dhe shitjes të paautorizuar të substancave psikotrope dhe analoge.
“Të dyshuarit fillimisht janë ndaluar me urdhër të prokurorit më pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim të plotë me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimin me Narkotikë, derisa gjatë bastisjes dhe kontrollimit të objekteve të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2 kg 512 gram marihuanë, 1 gram kokainë, 2 peshore digjitale, 4 telefona celularë dhe 670 euro” thuhet në njoftimin e prokurorisë. /Shqip.com