Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e faqeve online të hakerëve në tre shtete

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e të dhënave në tri faqet online të hakerëve të cilat bazën e kanë në Kinë, Rusi dhe Britani të Madhe.
Përmes një njoftimi për media nga kjo prokurori të publikuar nga ABC News Albania, thuhet se kërkohet edhe ndalimi i veprimeve të mëtejshme për publikimin e të dhënave nga sistemet kompjuterike të AKSHI-it.
“Sekuestrimi i të dhënave dhe sistemeve kompjuterike si dhe ndalimi për kryerjen e veprimeve të mëtejshme të publikimit të dokumentacionit të hakeruar nga sistemet kompjuterike të AKSHI-it si dhe sistemet kompjuterike të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë nga faqja e internetit:
Nga profili në rrjetin social “Telegram” me emëtimin “JusticeHomeland1”…me adresë: Telegram Headquraters London United Kingdom; “HomelandJustice”… Hong Kong; Profilin në rrjetin social “Telegram” me emërtimin “JusticeHomeland1” Rusi”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.
Ndërsa lidhur me këtë, Prokuroria e Tiranës ka kërkesë edhe ndaj Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
“Iu kërkua Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë: Dërgimin e gjithë të dhënave të sekuestruara nëpërmjet letërporosisë autoriteteve ligjzbatuese Shqiptare. Zbatimi i vendimit të bëhet nëpërmjet dërgimit të kërkesës për ndihmë juridike nga organet ligjzbatuese të shtetit përkatëse Britania e Madhe, Republika Popullore e Kinës dhe Federata Ruse.
Kërkesa e Prokurorisë është pranuar nga Gjykata ku janë dërguar kërkesat për ndihmë juridike në shtetet përkatëse.
“Në zbatim dhe për ekzekutimin e këtyre vendimeve nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë u dërguan kërkesat për Ndihmë Juridike nga organet ligjzbatuese të shtetit përkatës Britania e Madhe, Republika Popullore e Kinës dhe Federata Ruse.”.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, objekt i hetimit është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare të Shqipërisë.
Është urdhëruar sekuestrimi i këtyre të dhënave të publikuara në faqet e hakerëve dhe të njëjtit si pasojë e mosaksesit hapën faqe të reja që u përdorën për të shpërndarë të dhënat e vjedhura.
Por, edhe tani janë duke u publikuar vazhdimisht në këto faqe si dhe në Telegram të dhëna të vjedhura nga Policia e Shtetit të Shqipërisë të cilat përbëjnë sekrete hetimore.
Shqipëria ka qenë cak i sulmeve kibernetike tash e disa kohë dhe për këtë, Shqipëria ka akuzuar Shtetin Islamik të Iranit.
Si kundërpërgjigje e Shqipërisë ndaj Iranit ishte shkëputja e marrëdhënieve diplomatike nga e cila u largua Ambasada iraniane nga Tirana.
/Shqip.com