Prokuroria e Shtetit u kërkon ndihmë qytetarëve për ta gjetur dorasin

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur dorasin që la të vdekur tre persona në autobusin që po lëvizte në fshtin Gllogjan të Deçanit.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, bën thirrje që kushdo që ka ndonjë informacion për këtë rast të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe Policinë, në mënyrë që kryerësi e këtij krimi të kapet dhe të dalë sa më shpejtë para drejtësisë”, shkruhet tutje”, thuhet në njoftim.
Nga kjo zyrë theksojnë se prokurorët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për ta zbardhur rastin.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, së bashku me Zëvendës-kryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe prokuroren kujdestare të Departamentit të Krimeve të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e autorit të krimit të ndodhur në Gllogjan të Deçanit”, shkruhet në njoftim.
Deri tani është raportuar se dy nxënëse dhe një shofer i autobusit kanë vdekur pas sulmit me armë zjarri në Gllogjan të Deçanit. Dorasi është në arrasti ndërsa organet e rendit janë në vendin e ngjarjes./Shqip.com