Projekligjet që u miratuan në mbledhjen e sotme të qeverisë
Publikuar:
(16.12.2022 09:15:39)

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm, ka miratur projektligjet që ishin në rendin e ditës.
Si pikë e parë ishte shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Energjisë për vitet 2022-2031.
Një Projektligj tjetër që ka kaluar, është edhe ai për Kinematografinë dhe për ndryshimimin e plotësimin e Ligjit për Energjinë.
Gjithashtu, u shqyrtuan edhe drafti i Programit Edukativ për nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë “Edukimi për Siguri”, si dhe propozim-vendimi për kursime dhe ndarje buxhetore.
/Shqip.com