Profesori i ndërtimtarisë tregon pasojat nëse një rrugë ndërtohet jashtë standardeve
Publikuar:
(08.06.2022 11:06:12)

Lahudin Myrtaj, menaxheri i ministrisë së Infrastrukturës që mbikëqyr punimet në rrugën Dollc-Gjakovë, arsyetohet se dëmtimet që janë bërë në gjeotekstil dhe lëshimet tjera i riparojnë.
Por, sipas profesorit në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Naim Hasani, gjeotekstili dëmtohet vetëm në një vend të vetëm, mjafton për ta humbur funksionin që ka.
“Qëllimi kryesor i gjeotekstilit është që ato ngritjet e ujit që mund të jen nga poshtë të drentohen përmes tij anash, d.m.th gjeoteksili e luan rolin e drenimit, dhe shumë ma më rëndësi është vendosja e mire e tij sesa vetë gjeotekstili sepse nëse griset nuk e luan rolin e drenimit e ujërave kapilare që mund të vijnë në konstruksion”, thotë Hasani./Shqip.com