Procesi i Berlinit, arrihen tri marrëveshje

Ministrat e Ballkanit Perëndimor kanë qëndruar në Berlin, në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të këtyre shteteve para Samitit të Ballkanit Perëndimor që pritet të zhvillohet në nëntor.
Në këtë takim janë arritur tri marrëveshje.
Ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord në Berlin për lëvizjen e lirë me letërnjoftime mes shtetasve të rajonit, njohjen e diplomave universitare, dhe njohjen e kualifikimeve profesionale.
Këtë e bëri të ditur të premten në Berlin, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, në kuadër të ministerialit të ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, raporton DW
Heqja e tarifave për njohjen e diplomave dhe kualifikimeve
Krahas të dërguarit të posaçëm të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për arritjen e marrëveshjeve ka punuar edhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, me qendër në Sarajevë. Sekretarja e përgjithshme e tij, Majlinda Bregu, sqaroi se falë marrëveshjes tani të diplomuarit nuk do të kenë nevojë të paguajnë më tarifa prej 200 deri 500 euro për njohjen reciproke të diplomave.
Dokumenti përfundimtar do të nënshkruhet në samitin e 3 nëntorit në Berlin, në prani të gjithë liderëve të shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe të dhjetë vendeve të tjera pjesëmarrëse të Procesit të Berlinit, si dhe përfaqësuesve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit të BE.
Në këtë takim është arritur edhe marrëveshja për heqjen e vizave midis Kosovës dhe Bosnja Hercegonivës.
/Shqip.com