Lajme Gjykata Speciale

Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve shtyhet deri më 17 prill

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi është shtyrë.

Në faqen zyrtare të tyre bëhet e ditur se gjykimi do të rifillojë të hënën, më 17 prill, në orën 09:00.

Kujtojmë se që nga fillimi i javës ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

/Shqip.com