Art Jetese

Problemet me kolitin mund të trajtohen në mënyrë natyrale

Dieta e varfër ushqimore, abuzimi me ushqimet e yndyrshme dhe të thata, konsumi i tepruar i alkoolik dhe jeta sedentare janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e kolitit, ku ndër simptomat kryesore përmendim dhimbjet e barkut, diarrenë, gazra në aparatin tretës, kapsllëk dhe vështirësi në jashtëqitje.

Më poshtë kemi disa këshilla rreth ushqimeve që duhet të konsumoni rregullisht në qoftë se vuani nga koliti:

Kosi: Kosi është një ndër ushqimet që nuk duhet të mungojë kurrë në regjimin ushqimor të personave që vuajnë nga koliti. Ai ka në përmbajtjen e tij acid laktik, një substancë që lufton inflamacionin e sistemit tretës dhe veprimin e radilave të lira në organizëm. Mjekët rekomadojnë të hani 200 ml kos në ditë, mund ta hani shqeto ose të shoqëruar me fruta, shkruan Living.

Uji i orizit: Sikundër lëngu i patateve, edhe uji i orizit është shumë i këshillueshëm në qoftë se keni probleme me kolitin. Rregullon pH-in natyral të stomakut, redukton inflamacionin dhe irritimin e zorrës së trashë dhe rrit numrin e baktereve të mira në sistemin tretës.

Banania: përmban shumë fibra të tretshme në ujë, ku ndër më të rëndësishmet është pektina, e cila pasi përthithet nga sistemi tretës, normalizon vlerat e pH-it në zorrë dhe parandalon diarrenë dhe kapsllëkun. Përbërësit e tjerë si potasi dhe magnezi përmirësojnë shëndetin intestinal. Merrni një ose dy banane të pjekura mirë dhe kalojini në frulator me pak mjaltë.