Prizren: Inspektorët ndërprejnë ahengun familjar me 70 të ftuar
Publikuar:
(10.09.2021 22:44:44)

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë ndërprerë të premten mbrëma një aheng familjar në Prizren, të cilin ishin rreth 70 pjesëmarrës.
Lamir Thaçi, nga Zyra për informim e AUV-it, ka njoftuar se është gjobitur pronari i biznesit dhe lokali është mbyllur përkohësisht.
“Inspektorati Sanitar i AUV zyra Prizren bashkë me Policinë kanë ndaluar mbajtjen e një ahengu familjar me rreth 70 persona. Biznesi është gjobitur dhe mbyllur përkohësisht deri në një vendim tjetër”, ka thënë Thaçi për Shqip.com.
Ndryshe, rreth tri javë më parë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të ndaluar dasmat dhe të gjitha ahengjet familjare për shkak të pandemisë COVID-19./SHQIP.com