Pritjet sot në pikat kufitare: maksimumi 40 minuta në Merdarë
Publikuar:
(04.09.2022 08:40:07)

Gjatë mëngjesit të së dielës për dalje nga Kosova, pritjet më të gjata kanë qenë 30 deri në 40 minuta, në pikë kalimin kufitarë Merdarë.
Sipas Qendrës Kombëtare Për Menaxhim Kufitar tek kjo pikë kufitare, kolona e veturave gjatë daljes është 200 metra.

Ndërsa, në Mutivodë gjatë daljes pritet janë deri në 20 minuta, kolonë e veturave është 50 metra.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet gjatë hyrjes dhe daljes nga Kosova nuk janë më shumë se 3 deri në 5 minuta dhe kolona nuk ka./Shqip.com