Lajme

Pritjet më të mëdha për të hyrë në Kosovë janë në Vërmicë

Pika kufitare në Vërmicë.

Pritjet për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë përmes pikës kufitare në Vërmicë janë deri në 60 minuta, përcjell Shqip.com.

Sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim Kufitar, kolonat për të hyrë përmes kësaj pike kufitare janë deri në 250 metra të gjata.

Fluksi në pika kufitare.

Ndërkaq, gjatë së dielës pritjet në Merdar dhe Bërnjak janë deri në 10 minuta, Jarinje deri 15 minuta kurse në Dheun e Bardhë deri në 30 minuta.

Ndryshe, të dielën pritjet për të hyrë në Kosovë kanë qenë të vogla krahasuar me një ditë më parë, kur mërgimtarët u desh të presin deri në 4 orë për të kaluar kufirin./SHQIP.com