Pritje të gjata në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë gjatë daljes nga Kosova
Publikuar:
(27.08.2022 16:33:39)

Sot gjatë pas ditës është shënuar një fluks i madh i mërgimtarëve të cilët kanë zgjedhur pikën kufitare në Mendarë për të dalur nga Kosova.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë pritjet kanë qenë të gjata deri në tri orë.
Megjithëse nga kjo ngarkesë e madhe edhe kolonat kanë arritur të jenë deri në 1200 metra.
Ndërsa, tek Dheu i Bardhë pritjet kanë qenë të gjata deri në 2 orë e 20 minuta dhe kolonat e gjata deri në 800 metra.
Por, në pikat tjera kufitare nuk ka pasur pritje më shumë se 15 minuta për të dal dhe hyrë në Kosovë./Shqip.com
