Pritje të gjata dhe kolona deri në dy kilometra gjatë daljës nga Kosova në Merdarë
Publikuar:
(06.08.2022 18:57:16)

Gjatë daljës nga Kosova nga pika kufitare në Merdarë, pas orës 18:00 ka pasur pritje të gjata deri në 4 orë, si dhe kolona të gjata deri në dy kilometra.
Sipas të dhënave në Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë pritjet për të dal nga Kosova kanë qenë deri në 30 minuta kurse kolonat e gjata deri në 150 metra.
Nuk ka qëndruar më mirë as pika kufitare në Muçibabë në të cilën pritjet për ta lëshuar Kosovën kanë qenë deri në 35 minuta kurse kolonat e gjata deri në 200 metra.
Ndërsa, për të hyrë në Kosovë nga Merdari dhe Dheu i Bardhë, pritjet kanë qenë deri në 10-15 minuta dhe kolona e automjeteve jo më e gjatë se 100 metra./Shqip.com
