Priten reshje bore këtë të premte
Publikuar:
(03.03.2023 08:34:45)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë të premte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, derisa në viset malore do ketë shi dhe borë.
Instituti ka paraparë që në viset e ulëta të ketë edhe reshje bore, kryesisht gjatë orëve të vona të natës, kur temperaturat zbresin rreth zeros.
Parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.
/Shqip.com