Prishtinë: Babai i dehur kërcënoi djalin me thikë
Publikuar:
(15.08.2021 09:34:03)

Një djalë në Prishtinë është ankuar se babai i tij e ka kanosur me thikë.
Në raportin njëzetekatër orësh të Policisë thuhet se personi sulmues ishte nën ndikimin e alkoolit.
Djali është sulmuar fizikisht nga babai dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, babai i tij është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti po vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /Shqip.com