Lajme

Prishtina rikthen testimin e rrugëve njëkahëshe, bllokohen gjashtë rrugë

Gjashtë nga rrugët kryesore të Prishtinës do të funksionojnë si rrugë njëkahëshe.

Kjo pasi Komuna e Prishtinës do të testojë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Testimi do të bëhet gjatë vikendit ku qarkullimi është më i vogël, pra më datën 28- 30 tetor.

Rrugët që do të testohen janë:

1.Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë 2.Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia 3.Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE 4.Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore 5.Rruga “Ukshin Hoti” 6.Rruga “Robert Dolli”

Njoftimi nga Komuna
Lexo edhe:
Testimi i qarkores njëkahëshe në Prishtinë vazhdon edhe sot

Ndërsa, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkulloj në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes.

– Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.

– Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha”.

Lexo edhe:
Komuna e Prishtinës thotë se testimi i unazës rezultoi i suksesshëm

I gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

/Shqip.com