Kulturë

“Prishtina Music Conference”, rikthehet me edicionin e dytë në nëntor

Edicioni i dytë i konferencës muzikore “Prishtina Music Conference (PMC II)”, është planifikuar të mbahet në nëntor të këtij viti.

Sipas njoftimit konferenca do të mbahet me 4 dhe 5 nëntor.

Tema kryesore e këtij viti e PMC II planifikohet të jetë “Dancefloor”-i, dhe gjithashtu tema të tjera të ngjashme.

“PMC II, organizuar edhe njëherë nga kompania ‘Rave’ e mbështetur nga agjencia ‘Bridge’, vjen me formatin e njëjtë: prezantimi, panel diskutime, performance, expozita, dhe seminare, por me një premtim të konsistencës në program”, thuhet në njoftim.

Në edicionin e parë të ‘PMC I’, të mbajtur në dhjetor të vitit 2021, me moton “Vesht’ kanë sy, shohin, gjykojnë e nuk harrojnë”, Rave kishte sjellë folës si Dukagjin Lipa, Daniel Nordgaard e Hedon Blakaj, me panelistë si Rosana Corbacho, Vjosa Shala, Grego O’Halloran me moderator Julia Richter.

Edicioni i parë i kësaj konference ishte mbajtur në dhjetor të 2021-ës.

Ndërkaq, konferenca do të ketë të njëjtin format si vitin e kaluar, me prezantime, diskutime në panel, ekspozita, punëtori dhe performanca./Shqip.com