Rozë

Prishje miqësish apo një lojë, çfarë po ndodh mes Lisit dhe Romeos?

Romeo Veshaj dhe Elvis Myrta kanë qenë shoqëri shumë e ngushtë brenda Big Brother.

Madje gjatë daljes së Lisit nga shtëpia e njohur, produksioni i ofroi të ishte i angazhuar në programin e vëllezërve Veshaj.

Kur doli jashtë Lisi u prit nga dy vëllezërit Veshaj, me porosinë e Romeos nga shtëpia.

Por, me kalimin e javëve, gjërat nuk duken se janë mirë mes Lisit dhe Romeos.

Fillimisht dyshimet e fansave nisën pasi Romeo dhe Lisi nuk ndiqen më në Instagram.

Dyshimi tjetër që dukej të ishte një lloj marrëveshje mes tij dhe Ronaldo Sharkës, kishte të bënte me rubrikën ku të ftuarit i ofrohen fotografitë e njerëzve të njohur, për të cilët më pas i ftuari do të jepte mendimin, shkruan shqip.com.

Në këtë rast nga gjithë banorët, Lisit nuk iu prezantua fotografia e Romeos, por vetëm e Heidit.

Një “vulë” tjetër që gazetari ia ka vënë këtyre dyshimeve ishte gjatë një lidhje live me Egla Cenon.

Ndjekësit e pyetën nëse ai ka folur me Romeo Veshajn dhe përgjigja e tij e prerë ishte “Jo”, por pa dhënë më shumë detaje se çfarë ka ndodhur mes tyre.

/Shqip.com