Princi William dhe Kate Middelton duan të heqin dorë nga titujt mbretëror
Publikuar:
(08.05.2022 13:05:50)

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit thuhet se duan të njihen me emrat e tyre të parë dhe jo me titujt mbretëror.
Princi William dhe Kate Middleton duan të modernizojnë familjen mbretërore pas udhëtimit të tyre në Belize, Xhamajka dhe Bahamas.
Një burim mbretëror i tha Mirror se një faktor i madh ka qenë udhëtimi tetë ditor.
‘Ata duan të jenë më të afrueshëm, më pak zyrtarë, më pak të mbytur dhe të shkëputen nga shumë tradita.’
Mirror gjithashtu pretendon se William dhe Kate kanë intervistuar dy persona të cilët do t’i ndihmonin që Duka dhe Dukesha të krijonin një paraqitje të re./Shqip.com