Princi Harry thotë se Meghan u cilësua si “shtrigë”

Princi Harry pretendon se gruaja e tij Meghan u cilësua si “shtrigë” apo shkaktare pse ai “kishte ndryshuar” kur filluan të takoheshin.
Harry ka folur për marrëdhënien e tij me gruan dhe familjen e tij para publikimit të librit të tij të kujtimeve ‘Spare’ – dhe ai ka këmbëngulur se shumë njerëz ishin të shqetësuar se si ndryshoi pasi filloi të takohej me aktoren e ‘Suits’ Meghan.
Duke folur në shfaqjen televizive amerikane ‘60 Minutes’, ai i tha se “Një pjesë e madhe e familjarëve, por edhe shtypin britanik dhe shumë njerëz të tjerë është, si ‘Ai ka ndryshuar. Ajo duhet të jetë një shtrigë. Ai ka ndryshuar’.”
Megjithatë, Harry është i bindur se ai në fakt ndryshoi për mirë, sepse gjetja e dashurisë me Meghan e ndaloi atë të vazhdonte në një rrugë shkatërruese të pijeve dhe shëtitjeve në klub.
“Po, unë ndryshova dhe jam vërtet i lumtur që ndryshova. Sepse në vend që të dehesha, të rrëzohesha nga klubet, të merrja drogë, tani kisha gjetur dashurinë e jetës sime dhe tani kisha mundësinë të krijoja një familje me të”.
Harry në librin e tij ka rrëfyer shumë gjëra të familjes mbretërore.
/Shqip.com