PriFest hapë thirrjen për projekte filmike për ‘BEST PITCH 2022’

PriFest, ka hapur thirrjen për projektet filmike për garën “Best Pitch”.
“Best Pitch”, është një cikël trajnimesh dhe garë e projekteve filmike e cila zhvillohet çdo vit në PriFest.
Mundësi aplikimi kanë projektet artistike me metrazh të gjatë në fazën e zhvillimit dhe financimit nga filmbërësit e parë dhe të dytë nga rajoni i Ballkanit.
Të zgjedhurit, mund të jenë nga çmimet që do të ndahen në Best Pitch garë e vlerësuar nga Juria Ndërkombëtare.
PriFORUM dhe PriFest vlerësohet nga film bërësit vendorë dhe Shoqata e Producentëve të Kosovës si mundësi e mirë për të përfituar nga aktivitetet e shumta brenda festivalit dhe PriFORUM-it.
PriFest ka planifikuar që edicioni i 14të i PriFest të mbahet në datat 26-31 korrik 2022.
Data e fundit për dorëzimin e projekteve është 25 Maj 2022.