Lajme

Pretendimi i Avni Zogianit: Rreth 300 mijë euro çdo vit s’janë raportuar nga SBASHK-u

Avni Zogiani

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka hedhur akuza ndaj Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës.

Ai ka thënë se e rreth 300 mijë euro çdo vit, s’janë raportuar nga SBASHKU, dhe sipas tij mund të jenë zhdukur.

“Nga viti 2017, rreth 300 mije euro çdo vit nuk janë raportuar nga SBAShK! Pra, mund te jene zhdukur diku. Interesant si s’po iu le përshtypje kjo fare mediave ne Kosove! Prokuroria as qe behet fjale!”, ka shkruar Zogiani.

Ai tha se një gjë e tillë nuk është duke i bërë farë përshtypje mediave dhe prokurorisë.

Ndryshe, në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës./SHQIP.com