Presidentja Osmani pret në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot gjatë ditës ka pritur në një takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Kosovës.
Kjo është bërë e ditur sipas një njoftimi për media.
‘’Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, znj. Vitore Tusha, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka-Nimani dhe një delegacion të përbërë nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë nga të dy vendet’’ thuhet në njoftimin nga zyra e presidencës
Po ashtu sipas njoftimi është bërë e ditur se gjatë këtij takimi, Osmani ka bërë thirrje për bashkëpunim në mes të dy vendeve në fushën e drejtësisë përmes ndarjes së praktikave më të mira, nga e cila do të përfitojnë qytetarët e të dy shteteve.
Po ashtu është bërë e ditur se Osmani ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës për sistemin e drejtësisë me të cilin qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’u mundësohet edhe një shkallë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre.
‘’Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ndikonte direkt në cilësinë e vendimeve gjyqësore dhe rrjedhimisht në përmirësimin e sistemit të drejtësisë’’ ka thënë Osmani.
Anëtarët e këtij delegacioni takuan Presidenten e Kosovës pas mbajtjes së konferencës dy ditore për shkëmbim të praktikave ndërmjet sistemeve të drejtësisë të të dy vendeve./Shqip.com