Presidentja kërkon dënimin e sulmuesve të gazetarëve
Publikuar:
(16.06.2023 20:50:09)

E para e shtetit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj mediave gjatë së premtës në Leposaviq.
Ajo ka thënë se ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë, ndërsa përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë.
Osmani ka kërkuar që të gjithë të dënojnë këto sulme të tmerrshme, derisa ka shtuar se sundimi i ligjit do të mbizotërojë.
/Shqip.com