Lajme

Presidentja e Kosovës pret në takim Myftiun Naim Tërnava

Vjosa Osmani dhe Naim Tërnava

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim myftiune Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Osmani theksoi rolin e rëndësishëm që BIK luan në promovimin e respektit të ndërsjellë ndërmjet besimeve e feve të ndryshme në Kosovë.

Ajo, gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes bashkësive fetare në promovimin e vlerave tradicionale të bashkëjetesës fetare.

E para e shtetit potencoi në veçanti kontributin pozitiv të BIK në përçimin e mesazheve tek qytetarët e Kosovës në situatën e rëndë të përballjes me pandeminë.

Ndërsa, Myftiu Tërnava e uroi Osmanin për marrjen e detyrës dhe i ofroi bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve të Kosovë. /Shqip.com