Presidentja e Hungarisë viziton sot Kosovën
Publikuar:
(13.09.2022 08:25:58)

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, të martën do të vizitojë Kosovën.
Presidenca njofton se ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” në ora 09:20.
“Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu do të vijë për vizitë zyrtare Presidentja e Hungarisë, znj. Katalin Novák. Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20.”, thuhet në njoftim.

Në njoftim tregohet se pas takimit, Presidentja Osmani dhe Presidentja Novák do të mbajnë konferencë për media./Shqip.com