Presidentja e dekreton Fejzullah Rexhepin si kryetar të Gjykatës Supreme
Publikuar:
(22.06.2023 17:58:35)

Fejzullah Rexhepi, është kryetari i ri i Gjykatës Supreme.
Ai u dekretua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani ka theksuar rëndësinë e funksionimit të pavarur të sistemit gjyqësor, dhe në veçanti, rolin e Gjykatës Supreme brenda këtij sistemi.
E para e vendit ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, brenda kompetencave dhe rolit të saj kushtetues për një sistem të drejtësisë të pavarur, funksional, dhe i cili siguron besimin e qytetarëve në të.
/Shqip.com