Presidentja dhe kryeministri urojnë për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti – kanë uruar fëmijët për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
“Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ditë më parë e prita në zyrën time një mysafir të veçantë. Rijadi, shok imi prej më shumë se një viti, zemërëmbël, na e rikujtoi se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë”, ka shkruar Osmani
“Sot, kur po e shënojmë këtë ditë të veçantë për ta, uroj që zemra e çdo fëmije të gëzohet përgjithnjë, që mendjet e tyre të mbesin përherë kureshtare e që në rrugëtimin e tyre jetësor të mirat t’i përcjellin hap pas hapi. Por, këtë vit uroj mbi të gjitha më shumë barazi, qasje e gjithpërfshirje”.
Po ashtu, edhe Albin Kurti ka treguar për prioritet e Qeverisë së tij për të drejtat e fëmijëve.
“Prioritetet tona tjera, sado të rëndësishme, nuk bën të na largojnë vëmendjen për asnjë moment nga të drejtat, nevojat dhe dëshirat e fëmijëve”.
“Ato për të cilat ne angazhohemi sot, do të trashëgohen nga fëmijët, prandaj ne të rriturit duhet biseduar me ta, se cila është ajo e ardhme që duam t’ua ndërtojmë fëmijëve”.