Lajme

Presidenti ukrainas falënderon Poloninë

Volodimir Zelenski dhe kreu i qeverisë polake, Mateusz Morawiecki / Fotografi: Michal Dyjuk/AP/picture alliance

Gjatë takimit me homologun e tij polak, Andrzej Duda, në kuadër të vizitës zyrtare në Varshavë presidenti i Ukrainës Zelenski tha “Polonia ka qëndruar krah për krah me ne dhe ne ju jemi mirënjohës për këtë”.

Polonia është aleat i ngushtë i Ukrainës dhe ka luajtur një rol të madh në nxitjen e mbështetjes ushtarake dhe politike perëndimore për Kievin. Polonia i ka premtuar Kievit 14 avionë luftarakë të prodhimit sovjetik luftarakë.

Deri tani Polonia i ka dorëzuar Ukrainës tetë avionë luftarakë MIG-29 dhe do të dorëzojë së shpejti edhe gjashtë avionë të tjerë, tha presidenti Andrzej Duda gjatë vizitës së Zelenskit në Varshavë. Deri tani qe bërë publik vetëm dorëzimi i katër avionëve të parë në Kiev.

Në të njëjtën kohë Duda u zotua për mbështetjen polake për pranimin e Ukrainës në NATO.

Duda shtoi se Polonia do të përpiqet të sigurojëgaranci shtesë siguriepër Ukrainën gjatë samit të NATO-s që zvillohet në korrik në kryeqytetin lituanez, Vilnius, shkruan thefirstnews.

“Sot ne po përpiqemi të marrim për Ukrainën… garanci shtesë, garanci sigurie, të cilat do të forcojnë potencialin ushtarak të Ukrainës“, tha Duda.

/Shqip.com