Presidenti kroat pritet në takim nga Kurti
Publikuar:
(23.12.2021 13:53:20)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim në Qeveri, presidentin kroat, Zoran Milanovic, përcjell Shqip.com.
Ky takim vjen pasi që Presidenti i Kroacisë u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ndërkaq, Milanovic pritet që pasdite të vizitojë fshatin Janjevë të Lipjanit për t’i takuar komunitetin kroat atje.
Kurse, në ditën e dytë të vizitës së tij, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it ku edhe do të pritet nga komandanti Ferenc Kajari.
Po ashtu, Milanovic do të takojë forcat e armatosura kroate të cilat shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it./SHQIP.com