Lajme

Presidenca reagon ndaj BIA-së, që mori në pyetje gazetarin Adriatik Kelmendi

Presidenca e Kosovës.
Presidenca e Kosovës.

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidencës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi gazetari Adriatik Kelmendi është intervistuar nga Shërbimi Sekret i Serbisë.

Kjo gjatë qëndrimit të Kelmendit në Beograd në cilësinë e avokuesit publik të pajtimit rajonal.

Në reagimin e tij presidencial, thuhet se ky veprim i BIA-s, është një shembull se si presidenti serb Aleksandar Vuçiq kufizon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

”Ngacmimi i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë ndaj gazetarit të Kosovës @adriatikk është një shembull se si regjimi i #Vuçiqit minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës”.

“Natyrisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e një fasade të quajtur “Ballkani i Hapur”, ka shkruar Vela në Twitter. /SHQIP.COM