Prapë të shtëna me armë zjarri në Skenderaj
Publikuar:
(05.07.2022 09:15:46)

Një person është arrestuar nga Policia pasi i njëjti ka shtënë më armë zjarri drejtim të veturës së viktimës.
Rasti ka ndodhur në Skenderaj dhe nuk raportohet për të lënduar.
Sipas raportit të Policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe gëzhoja.
“Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.
Ndryshe ditë me parë në Skenderaj ka ndodhur edhe një gjuajtje tjetër me armë, ku dy zyrtarë policore kanë mbetur të plagosur.
Të përfshirë në këtë raste janë ish-nënkryetari i Skenderaj, Nuradin Lushtaku dhe familjarët e tij.
Ndaj tyre Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që ndaj Lushtakut dhe të tjerëve të caktohet masa e paraburgimit prej 30-të ditëve./SHQIP.com