Pozhari: Java e dytë që vëllezërit e Hashim Thaçit e as Enver Hoxhaj nuk munden me shku në vila në Brezovicë

Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka ironizuar me aksionet e ndërmarra në Brezovicë ku u sekuestruan mbi 100 vila.
Sipas Pozharit, është java e dytë që vëllezërit e Hashim Thaçit e as Enver Hoxhaj nuk munden me shku në vila në Brezovicë.
“E diele. Java e dytë që vëllezërit e Hashim Thaçit nuk munden me shku në vila në Brezovicë. As Enver Hoxhaj. As ata gjykatësit dhe prokurorët që tokën e kishin pas ble kah 6 mijë euro.Gjynah. Si do ta kalojnë ata stinën e dimrit pa skiju, pa ajrin e pastër. Sa mundin dhe djersën e kanë dhënë për këtë vend. Definitivisht kjo Qeveri është e pashpirt. Po e godet shtresën më të ndershme në shoqëri” ka shkruar Pozhari.
Dy javë më parë, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte njoftuar se 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës janë sekuestruar.
Objektet e sekuestruara sipas njoftimit janë ndërtuar në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar.
Shqip.com merr vesh po ashtu se lidhur më këtë aksion, shtatë persona janë arrestuar nga aksioni të cilin e ka zhvilluar Prokuroria e Shtetit në kuadër të rastit “Brezovica”.
Personat e arrestuar dyshohen për fajde, dhënje rryshfeti dhe ushtrim i ndikimit.
/Shqip.com