Postimi i flamurit serb nga Zhaklin Lekatari, reagon ashpër ish-banorja e BBVIP

Publikimi i një fotoje me flamurin serb nga opinionistja e Big Brother Vip Albania 2, Zhaklin Lekatari, nuk po kapërdihet lehtë nga publiku.
Pak ditë me parë, Zhaklin Lekatari kishte publikuar një status në Tëitter ku shkruante: ”Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi është veprim revolucionar”
Ndërkohë, një komentuese ia kthen: ”Zhaku, vajzë, të dua, por qëndro e sigurt” “Jam shumë e sigurt, në vend ku s’ka shqipe”, ia kthen Zhaku dhe postoi flamurin serb duke treguar se ndodhet atje.
Welcome pic.twitter.com/1kqBIJyleD
— Zhaklin Lekatari (@zhaklinlekatari) May 12, 2023
“Jam shumë e sigurt, në vend ku s’ka shqipe”, ka vazhduar opinionistja.
Ndaj saj ka reaguar ashpësh ish-banorja nga Kosova, Nita Latifi.
Ajo ka ripostuar foton e Zhakut me flamurin Serb dhe shkruajti: ”Hipokrizi e gjallë!!Marre!!”
Gjtihashtu, Nita ka shpërndarë edhe mesazhin e një vajze, të cilës forcat serbe ia masakruan anëtarët e familjes.
”Por sot me këtë postim, pikërisht sot me datë 14.05.2023, në 24-vjetorin e një nga masakrave më të mëdha në Kosovë, atë të Qyshkut të Pejës, ku u dogjën për së gjalli bashkëfshatarët e mi, Zhaklina ma copëtoi zemrën si sot 24 vite më parë. Për Zhaklinën kjo nuk do të thotë asgjë, sepse Zhaklinës nuk i kanë vrarë e masakruar e djegur apo dhunuar në sy askënd”
/Shqip.com